ECD ME KAMPANJ?? INFORMUESE DHE TRAJNIM N?? UNIVERSITETIN E PRIZRENIT

13 tetor 2017

ECD ME KAMPANJ?? INFORMUESE DHE TRAJNIM N?? UNIVERSITETIN E PRIZRENIT

Për të dytën herë, stafi i ECD-së informoi më drejtpërdrejt studentët e Universitetit të Prizrenit rreth trajnimit mbi zhvillimin e karrierës. Me këtë kampanjë informuese ata patën mundësinë që ndërmjet fletushkave dhe prezantimit transparent të jenë të informuar më qartë dhe detajisht rreth organizimit të trajnimeve.

Po ashtu, në këtë universitet u mbajt trajnimi mbi zhvillimin e karrierës me pjesëmarrës nga radhët e parlamentit studentor. Pjesëmarrësit nga ky nivel theksuan që parapërgatitja për tregun e punës është hapi i parë drejt zhvillimit të duhur të një karriere të begatshme, duke ia dhënë vlerën e merituar CV-së, letrës motivuese dhe sjelljes në një intervistë pune, specifika të cilat vendosin për fitimin e një vendi të punës


Ilir Krasniqi, Kryetar i parlamentit studentor

???Trajnimi ka pasur për temë shkrimin e CV-së, shkrimin e letrës motivuese dhe përgatitjen për një intervistë pune. Ky trajnim besoj që na ka ofruar informata të mjaftueshme dhe të dobishme për një të ardhme për ne si studentë, që pas përfundimit të studimeve të jemi në gjendje gatishmërie për ndonjë pozitë në lëmitë përkatëse. Ligjëruesja ka qenë e drejtperdrejtë, e kuptueshme, ka dhënë sqarime të bollshme mbi CV-në dhe letrën motivuese. Trajnimi në fjalë mendoj që në të ardhmen do të jetë mjaft dobiprurës.???
 

Prapa

×

??? Formati në Europass;
??? Qasje të përhershme;
??? Të gjitha dokumentet në një vend;
??? Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj