ECD fillon me projektin trajnimi për zhvillimin e karrierës
09 shtator 2017
Të shtunën me 09 shtator 2017, ECD organizoj Trajnimin e parë për Zhvillimin e Karrierës në Prizren. Ky projekt implementohet në regjionin e Prizrenit ku përfshihen komunat Suharekë, Dragash, Rahovec, Malishevë, dhe Mamushë.
Përbërja e këtij grupi të përfituesve ka qenë e shumëllojshme dhe interesante. Morën pjesë student, nxënës të shkollave të mesme dhe të diplomuar. Të gjithë shprehën interesimin e tyre të pasurohen me njohuritë që ofron ky trajnim si: teknikat e intervistimit, përgatitja e CV-së, letrës motivuese dhe detaje tjera që kanë të bëjnë me aplikimin online në portale të ndryshme të punës.
Po ashtu pjesëmarrësit mësuan për metodat bashkëkohore të aplikimt për punë të cilat përdoren në tregun e Kosovës dhe atë të BE-së, siç është aplikacioni EUROPASS (CV e përgjithësuar).
Në fund të këtij sesioni është simuluar një intervistë pune. Pjesëmarrësit ndanë rolet në aplikues për punë dhe punëdhënës. Kjo përvojë e re për ta sjelli ndjesinë për së afërmi se si duket intervistimi i një kandidati para panelit.
Nëse doni të përfitoni nga trajnimet e radhës atëherë regjistrohuni në http://ecd-group.eu/Sq/Regjistrohu dhe do të njoftoheni për vendin dhe datën e saktë se ku mbahet trajnimi.
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...