ECD, trajnim edhe me nxënësit e shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni”-Prizren
24 tetor 2017
Nxënësit maturantë të shkollës së mesme të mjeksisë SHMM "Luciano Motroni" Prizren, përkatësisht nga drejtimi farmaci, ishin pjesëmarrës për herë të parë në trajnimin mbi zhvillimin e karrierës. Perfshirja aktive e nxënësve do t'i ndihmojë t’a përdorin informacionin që marrin gjatë trajnimit, në punën e tyre pas përfundimit të shkollimit. Nxënësit gjithashtu aftësuan dhe trajnuan njohuritë e tyre mbi krijimin e CV-së dhe letrës motivuse si dhe përgatitjes për intervistë pune.
Hekuran Mehmeti
Unë Hekuran Mehmeti, maturant i drejtimit Farmaci me anë të këtij trajnimi kuptova mënyrën se si duhet të shkruhet një-CV dhe letra motivuse. Gjithashtu e mësova mënyrën se si duhet të bëj hapin e parë mbi punë dhe se si të veprohet për ndërtimin e karrierës sime. Mendoj se trajnimi ishte shumë i nevojshëm për mua nga aspekti informues.
Fjolla Zogaj
“Më kanë pëlqyer informatat qe i kemi marrë rreth zhvillimit të karrierës. Si mund të kërkoj punë, si të plotësojë një CV si t'i paraqes njohurit dhe aftësitë, si të informohem për punë, ku ti kërkojë këto informata etj.
Te gjitha këto na ndihmojnë për një aplikim të suksesëshëm në pozita pune si dhe në ndërtimin e karrierës.”
Fjolla Zogaj - maturante në drejtimin Farmaci.
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...