ECD trajnime me studentë të Universitetit të Prizrenit dhe me pjesëmarrës nga komuniteti boshnjak

25 nëntor 2017

ECD trajnime me studentë të Universitetit të Prizrenit dhe me pjesëmarrës nga komuniteti boshnjak

ECD organizoi dy trajnime mbi Zhvillimin e Karrierës, pjesëmarrës ishin studentë të Universitetit të Prizrenit dhe studentë nga komuniteti boshnjak.

Në Universitetin e Prizrenit sot u mbajt trajnimi i radhës “zhvillimi i karrierës” me studentë nga fushat e ndryshme të edukimit. Gjatë shkëmbimit të eksperiencave ata siguruan informacione të përditësuar mbi tregun e punës. Diskutimet pozitive për zhvillimin e karrierës promovojnë mënyren efektive për fitimin e njohurive profesionale. Pasi që aplikimi për një pozitë pune kërkon planifikim dhe eksperiencë, në këtë drejtim studentët u parapërgatitën duke i përmisuar njohurit e tyre, rreth CV-së dhe letrës motivuese, si dhe praktikimit të intervistës.

Në trajnimin mbi Zhvillimin e Karrierës të mbajtur sot në restaurant “Marashi” pjesëmarrës ishin studentë të komunitetit boshnjak, të cilët kryesisht ishin në fund të studimeve dhe në kërkim të punës. Pjesëmarrja aktive në diskutim dhe ndarja e përvojave paraprake nga të pranishmit kontriboi në një interaksion të vazhdueshëm gjatë gjithë trajnimit.
Ky projekt mbështetet nga GIZ/ DIMAK Kosovo dhe implementohet në regjionin e Prizrenit.

Unë jam Eldin Saiti, student në Universitetin e Prishtinës, UBT - Institucioni i Arsimit të Lartë, ShkencatKompjuterike dhe Inxhinieri. Ideja e këtij seminari është e dobishme sepse u jep pjesëmarrësve mundësi
të reja në aplikimin për punësim, duke u trajnuar dhe duke e ditur saktësisht se çfarë duhet të bëni në
intervistë, CV-të dhe letrat e motivimit. Do të doja shumë që ky lloj i seminareve të vazhdonte në fusha
të tjera.

 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj