ECD vazhdon me trajnimin mbi Zhvillimin e Karrierës
30 tetor 2018
ECD pas një pauze të shkurtë, vazhdoi trajnimin mbi Zhvillimin e Karrierës. Përvec pjesëmarrjes së studentëve, organizata filloi trajnimet edhe në shkollën e mesme teknike " Sh.M.T Skender Luarasi " në Suharekë.
Nxënësit që morën pjesë ishin të drejtimit Arkitekturë. Ata morën udhëzime për aplikim pune sipas edukimit përkatës dhe, u pajisën me njohuri për kërkim të një pune të suksesshme. Gjatë trajnimit ata identifikuan aftësite e tyre të forta dhe të buta. Përgatitja e CV-së dhe letrës motivuese profesionale, do të iu ndihmojë atyre në orientimin në karrierë.
Se si duhet të sillen ata në një intervistë, u njoftuan gjatë improvizimit të intervistës nga vetë nxënësit.
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...