Getoari, njëri nga përfituesit e trajnimit

Getoar Elshani:

18 dhjetor 2017

Getoari, njëri nga përfituesit e trajnimit

“Mund të shprehem lirisht që trajnimi pati rëndësi të madhe për mua, pasi që aty unë mora informata të rëndësishme në atë se si duhet të fillojmë letrën motivuese, me çfarë duhet ta vazhdojmë më pas, gjërat të cilat nuk janë të preferueshme që të shkruhen në një CV dhe shumë të tjera. Pas pjesëmarrjes në trajnimin mbi Zhvillimin e Karrierës të organizuar nga ECD, unë aplikova si deputet në Kuvendin e të Rinjëve në Prizren. Aty më është kërkuar të dërgoj një CV, letër motivuese dhe pas shqyrtimit të tyre të vendosej nëse do të ftohesha në intervistë ose jo. Mirëpo pas njohurive të fituara nga trajnimi, kriteret e lartëpërmendura i kalova me sukses dhe tani jam deputet në këtë kuvend dhe prej atëherë unë bëj punë vullnetare për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit.” - Getoar Elshani, tash më deputet i Kuvendit të rinjëve në Prizren. 

Rekomandimi i Getoarit:

Unë mendoj që të rinjtë e Kosvës fatkeqsishtë nuk janë edhe shumë aktiv sa u përket aktiviteteve. Për këtë arsye unë do ju drejtohesha atyre që të aplikojnë sa më shumë në trajnime apo aktivitete të ndryshme si dhe të mundohen të bëjnë edhe punë vullnetare pasi që vërtetë do tu shërbejë si përvojë e mirë, përvojë të cilën do të mund ta përdorin në të ardhmen për aplikime në punët ku ata e shohin vetën.
 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj