“Jeta e Re” dhe “Skender Luarasi” dy nga shkollat e mesme përfituese të trajnimit
08 nëntor 2017
ECD në bashkëpunim me gjimnazin “Jeta e Re” dhe shkollën e mesme teknike “Skender Luarasi” në Suharekë vazhdoj trajnimet e radhës me nxënësit e këtyre shkollave, të cilët vinin nga drejtime të ndryshme. Pjesëmarrësit në trajnim përgjithësisht u informuan për mënyrën e aplikimit për një vend pune dhe rregullimin e dokumentacioneve të nevojshme që duhen kryesisht për aplikim, siç janë: CV-ja, letra motivuese dhe sjellja në nivel adekuat në një intervistë pune, informata të cilat në masë të madhe i ndihmojnë të kthyerit.
Unë jam Edi Bytyqi, i lindur në Sonthofer të Gjermanisë. Kam jetuar atje rreth 2 vite me radhë. Fakti se kam lindur në Gjermani,është arsyeja e qëndrimit të prindit tim atje. Në atë kohë jemi kthyer në Kosovë,pranë familjarëve të tjerë duke shpresuar një jetë më të mirë në Kosovën e pasluftës. Ky trajnim më ka lënë përshtypje shumë të mirë, pasi që kemi mësuar informacione të rëndësishme që nderlidhen me tregun e punës. Duke marrë parasysh që punësimi është shumë i rëndësishem për një jetë më të mirë.
Unë jam Bernard Lumi, nxënës i drejtimit: Instalues i ngrohjes dhe i klimatizimit.
"Mua më la përshtypje shumë ky trajnim dhe mendoj se më ka ndihmuar shumë në përshkrimin e CV-së lidhur me profesionin tim. Tani besoj se jam më i përgatitur për aplikim në tregun e punës".
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...