Storie suksesi - Donat Nixha

07 gusht 2019

Donat Nixha

Unë jam Donat Nixha, student në Universitetin Amerikan në Kosovë.

Unë kam dëgjuar për Organizatën Environment & Community Development (ECD) përmes shoqërisë të cilët kanë ndjekur trajnimet e ofruara dhe menjëherë kam aplikuar përmes webfaqes së organizatës së lartë përmendur.

Fillimisht kam ndjekur trajnimin për Zhvillim të Karrierës dhe pastaj edhe trajnimet tjera të cilat për mua kanë qenë shumë interesante dhe të dobishme.

Trajnimi për Media Sociale dhe Marketing Dixhital poashtu ka qenë shumë i dobishëm ku është sqaruar se si të bëhet promovimi i një biznesi apo aktiviteti.

Njohuritë dhe teknikat që i kam fituar nga trajnimet më kanë ndihmuar në intervistën që e kam pasur për punën në Amerikë, në New Jersey (Murphy's Fresh Markets), si arkatar në fillim e pastaj si menaxher i zyrës (office person) dhe menaxher i natës (closing manager).
 

Prapa

×

??? Formati në Europass;
??? Qasje të përhershme;
??? Të gjitha dokumentet në një vend;
??? Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj