Storie suksesi me Erlinda Ahmetaj
28 dhjetor 2017
Erlinda Ahmetaj, tashmë e punësuar si edukatore në shkollën "Dëshmorët e Kabashit"- Korishë: "Menjëherë pas pjesëmarrjes në trajnim kam aplikuar për punë, në pozitën e edukatorës, në shkollën "Dëshmorët e Kabashit"- Korishë. Kam qenë e thirrur në listën e ngushtë për intervistë, ku intervistën e kalova me sukses dhe e kam fituar vendin e punës.Në këtë trajnim mësova se si të shkruhet CV-ja dhe letra motivuese në mënyrën e duhur dhe pa gabime,pastaj aty mësuam edhe rreth intervistës ,se si shkon procedura dhe se si duhet të sillemi. Gjatë trajnimit improvizuam edhe një intervistë, që më ka ndihmuar shumë në intervistën reale që pata për punë. Mendoj që ky trajnim ka qenë tej mase i rëndësishem për mua dhe më ka ndihmuar shumë."
Rekomandimi për te tjeret:
Të rinjët duhet të marrin pjesë sa më shumë në aktivitete të ndryshme dhe në trajnime të cilat janë të nevojshme për ta,sepse do ju duhet si përvojë shumë e mirë,dhe do ju shërbejnë në të ardhmen e afërt, gjatë aplikimeve për punë, ose edhe gjatë ndonjë pune vullnetare që ata do të bëjnë.
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...