Trajnim mbi zhvillimin e Karrierës edhe me komunitetin turk
01 dhjetor 2018
Trajnimi mbi Zhvillimin e Karrierës këtë herë u mbajtë me nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë "Luciano Motroni" në Prizren nga radhët e komunitetit turk.
Gjatë trajnimit nxënësit me interaktivitet mësuan rëndësinë e CV-së profesionale dhe përpilimin e duhur të letrës motivuese.
Rëndësi iu dha edhe intervistës së punës si njëra ndër faktorët kryesorë për të arritur deri tek pozita e aplikuar.
Doğukan Nanovçe: “Këto gjëra që i mësuam sot në këtë trajnim, ne i kemi ditur pak a shumë. Por tani, ne i kemi mësuar drejt dhe qartë. Këtë trajnim i’u rekomandoj të gjithë të rinjve që kanë nevojë të qasen në tregun e punës.”
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...