Trajnimet e radhës mbi Zhvillimin e Karrierës me pjesëmarrës të drejtimeve të ndryshme

10 nëntor 2018

Trajnimet e radhës mbi Zhvillimin e Karrierës me pjesëmarrës të drejtimeve të ndryshme

ECD sot mbajti trajnimet e radhës mbi Zhvillimin e Karrierës me pjesëmarrës të drejtimeve të ndryshme të ndarë në dy grupe.

Pjesëmarrësit u njoftuan për aktivitetet e përditshme që janë të përfshira në punë. Theksim i veçantë iu dha përpilimit të një CV-je profesionale në punën e nevojshme për të cilën bëhet aplikimi. Po ashtu, u tha që duhet bërë koncentrim në pjesët esenciale tek përshkrimi i punës gjatë procesit të aplikimit. Në trajnim u diskutua edhe për rëndësinë e letrës motivuese, se çfarë duhet të përmbajë ajo që të jetë e qartë dhe e lehtë për t'u kuptuar.

Në fund të trajnimit, u bë edhe improvizimi i intervistës së punës, gjatë së cilës pjesëmarrësit morën disa njohuri shtesë për sjelljet e duhura që dërgojnë deri tek pranimi i pozitës së punës.  

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj