Trajnimet mbi Zhvillimin e Karrierës, vazhdojnë me pjesëmarrës nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”

27 tetor 2018

Trajnimet mbi Zhvillimin e Karrierës, vazhdojnë me pjesëmarrës nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”

Trajnimet mbi Zhvillimin e Karrierës, filluan me pjesëmarrës nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”. Gjatë trajnimeve, pjesëmarrësit u informuan dhe diskutuan më shumë rreth procesit të aplikimit për punë. Fokus të veçantë i’u është dhënë analizimit të përshkrimit të punës krahas aftësive poseduese të pjesëmarrësve, duke vazhduar me hapat tjerë për përgatitje të CV-së dhe letrës motivuese. Po ashtu, gjatë trajnimeve është bërë edhe improvizimi i intervistës së punës, duke u specifikuar në mënyrën e prezantimit, gjuhën e trupit, dhe mënyrës se si duhet të ju përgjigjemi pyetjeve të zakonshme në intervistë.

Bleron Bekteshi - Universiteti i Prizrenit, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike - TIT

“Kam qenë në Kroaci, Francë, Turqi, Mal të Zi, Maqedoni, etj. për aktivitete sportive dhe kulturore. Në këto vende kam shkëmbyer përvoja me kulturat e ndryshme, gjithashtu kam përfaqësuar shtetin e Kosovës në sportin e basketbollit. Pas kthimit, dëshira ime për punë është rritur, pasi kam parë shumë gjëra të reja. Sot isha pjesëmarrës në Trajnimin Mbi Zhvillimin e Karrierës, trajnim me përmbajtje mjaft të duhur për ne si rini që kërkojmë punësim. Ky trajnim është i nevojshëm për të gjithë, iu sugjeroj të gjithë atyre që dëshirojnë për avancimin e aftësive personale dhe profesionale." 
 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj