Trajnimi i radhës me student të Universitetit të Prizrenit
18 nëntor 2017
Në trajnimin e sotëm mbi Zhvillimin e Karrierës pjesëmarrës ishin studentë nga drejtime të ndryshme të "Universiteti i Prizrenit" - “Ukshin Hoti” në Prizren. Debati vazhdueshëm gjatë trajnimit dhe pyetjet e pjesëmarrësve për përpilim të CV-së, letrës motivuese dhe sjelljen e duhur në një intervistë pune do të ju lehtësojnë praktikimin e tyre në mënyrën e duhur në mundësitë përkatëse relevante.
Trajnimi mbi Zhvillimin e Karrierës asiston integrimin në arsimim dhe parapërgatitje për tregun e punës të gjithë pjesëmarrësve dhe në veçanti të kthyerve nga Shtetet e EU-së.
Ky projekt mbështet nga GIZ/ DIMAK Kosovo dhe implementohet në regjionin e Prizrenit.
Pyetësor me disa nga pjesëmarrësit në trajnimin mbi Zhvillimin e Karrierës:
Ilir Hereqi
Sa mendoni që do të ju ndihmoj trajnimi në aplikimet e radhës për punë?
Mendoj që na ndihmon shumë
Cilat janë pikat ku mendoni që do të ju ndihmoj për përmirësim trajnimi mbi Zhvillimin e Karrierës?
Në çështje teknike
A keni marrë pjesë në trajnime të tjera, nëse po në çfarë fusha ose lëmi kanë qenë?
Trajnime protokolli
Trajnime për negociata
Trajnime për debat
Trajnime për lidership.
Trendelinë Makshana
Sa mendoni që do të ju ndihmoj trajnimi në aplikimet e radhës për punë?
Fillimisht më gëzon fakti që isha pjesëmarrëse në këtë trajnim shumë përmabajtësor, inkurajues dhe mëse të nevojshëm për çdo individ që synon të zhvilloj intelektin e tij dhe të punoj në një të ardhme.
Cilat janë pikat ku mendoni që do të ju ndihmoj për përmirësim trajnimi mbi Zhvillimin e Karrierës?
Trajnimi në fjalë prek të gjitha pikat kryesore që ndihmojnë në avansim dhe zhvillim të karrierës sonë në vazhdimësi. Po ashtu, na jep lehtësira për t'u integruar në tregun e punës.
A keni marrë pjesë në trajnime të tjera, nëse po në çfarë fusha ose lëmi kanë qenë?
Po kam marr pjesë edhe në një trajnim që është organizuar nga "Qendra për aftësim Profesional" në Prizren. Trajnimi ka qenë "Administrim Biznesi" dhe ka pasur të bëjë kryesisht me: njohjen e biznesit, mënyrat e komunikimit, plani i marketingut, etj. I ka takuar kryesisht lëmisë së ekonomisë.
Gentiana Gashi
Sa mendoni që do të ju ndihmoj trajnimi në aplikimet e radhës për punë?
Ky trajnim me benificione të mëdha do të më ndihmoj në aplikimet e tjera, nga që sot çdo konkurs për vend pune kërkohet përvoja 1-5 vite dhe kjo është e pamundur për ne, ngase jemi në një vend ku mundësitë janë të kufizuara.
Cilat janë pikat ku mendoni që do të ju ndihmoj për përmirësim trajnimi mbi Zhvillimin e Karrierës?
I gjithë ky proces i zhvillimit profesional varet nga edukimi dhe trajnimet që kam ndjekur, mirëpo trajnimi në fjalë do të më ndihmoj në këto pika: Përpilim i CV-së sa më profesionale dhe tani më jam shumë më e informuar se si duhet të pregatitemi dhe të sillemi në një intervistë pune.
A keni marrë pjesë në trajnime të tjera, nëse po në çfarë fusha ose lëmi kanë qenë?
Kam marr pjesë edhe në disa trajnime të tjera si:
Qendra për aftësim Profesional – “Paketa e Microsoft Word-it, Posta Elektronike, Outlook-un, i mbajtur në Prizren
“Hartimi dhe Manxhimi i Projekteve”- Institucioni i Kosovës për Menaxhim, Prizren.
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...