Storie suksesi - Kaltrina Haxhillari

08 nëntor 2019

KaltrinaH

Unë jam Kaltrina Haxhillari nga Prizreni. Jam në vitin e tretë të studimeve në Universitetin e Prizrenit, ???Ukshin Hoti???, ku studioj Gjuhë dhe Letërsi Gjermane.

Krahas studimeve, që nga shkurti jam pjesë e Këndit të vullnetarëve të ECD-së. Përgjatë kësaj kohe, ne si Kënd i vullnetarëve kemi organizuar aktivitete të ndryshme që kanë pasur ndikim pozitiv tek njerëzit në qytetin tonë, dhe po ashtu kam arritur të krijoj shoqëri të re.

Përveç aktiviteteve kam qenë pjesmarrëse në disa trajnime të financuara nga Qeveria Gjermane përmes GIZ-it, duke përfshirë trajnimin për Zhvillim të Karrierës dhe Media Sociale. Të dy trajnimet kanë qenë shumë dobiprurëse për mua dhe kam arritur të mësoj shumë gjëra të reja.

Fal njohurive që kam marrë gjatë trajnimit pë Menaxhim të Mediave Sociale, unë kam arritur të menaxhoj një faqe dhe të promovoj aktivitetet e projektit tonë.

Gjatë verës kam qenë në Gjermani dhe kam punuar për postën Gjermane DHL. Gjatë kësaj kohe kam fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe po ashtu kam arritur të përmirësoj gjuhën gjermane.

Tani që jam kthyer në qytetit tim, në Prizren dhe jam e gatshme të vazhdoj me aktivitetet e Këndit të Vullnetarëve dhe me këshillimet për Pasaportë të Kompetencës. 

Prapa

×

??? Formati në Europass;
??? Qasje të përhershme;
??? Të gjitha dokumentet në një vend;
??? Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj