Tregime reale nga terreni
Përkushtim dhe profesionalizëm – Grupi i dytë i trajnimit përfundon me rezultate pozitive
nga EYCD
06/03/2025

Me sukses përfundoi grupi i dytë i trajnimit për këshilltarë në kuadër të ProfilPASS.

Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit "Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social" mbështetur nga GIZ, duke ofruar kështu njohuri dhe aftësi praktike për të gjithë ata që duan të mbështesin të tjerët në zhvillimin personal dhe profesional.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me metodologjinë e ProfilPASS, duke fituar aftësi për identifikimin dhe vlerësimin e kompetencave, si dhe për ofrimin e këshillimit efektiv për individë të moshave dhe profileve të ndryshme.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre! 
Ky trajnim u realizua nga Organizata Joqeveritare "Environment & Youth Capacity Development (EYCD).