Nga data 12 deri më 16 prill 2025, dy eksperte gjermane - Brigitte Bosche (DIE) dhe Maike Ziemer (trajnuese në Social Coaching) – zhvilluan një vizitë pune në Kosovë, në kuadër të të njëjtit projekt.
? Aktivitetet kryesore përfshinë:
- Trajnim intensiv në ITP Prizren për 13 këshilltarë të rinj në Social Coaching, me fokus në metodologjinë humane dhe të orientuar drejt zgjidhjes.
- Vizitë në Loyola-Gymnasium, Prizren, takime me rrjetin e këshilltarëve të certifikuar ProfilPASS dhe organizimin e një koktej rrjetëzimi me partnerë lokalë.
- Takim me GIZ Kosovë, ku u diskutua për mundësi bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe fuqizimit ekonomik të grave.
- Takim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI), ku u prezantua projekti dhe u diskutua mundësia e institucionalizimit të ProfilPASS në Kosovë.
Vizita përfundoi me reflektime mbi rëndësinë e vazhdimësisë së projektit edhe pas korrikut 2025 dhe nevojën për forcimin e kapaciteteve për certifikim në të ardhmen.