Vullnetarët shënojnë ditën Botërore të Mjedisit!

07 qershor 2019

foto2-07.06.2019

Sot, Komuna e Prizrenit organizoi aktivitetin ekologjik për nder të Ditës Botërore të Mjedisit në bashkëpunim me vullnetarët e ECD-së.

Si ditë tashmë tradicionale, Dita Botërore e Mjedisit ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për rëndësinë e mirëmbajtjes së mjedisit.

Gjithmonë duke kontribuar secili në mënyrën e tij. Dikush me largimin e mbeturinave në mjedis, dikush me mbjelljen e trëndafilave dhe luleborëve, një tjetër me mbjelljen e fidaneve dhe të gjithë së bashku për një mjedis të pastërt për të mirën e secilit.

Për kontributin e qytetarëve dhe të organizatave joqeveritare, për pjesëmarrjen e tyre në aktivitete ekologjike dhe në aksione për ruajtjen e mjedisit, Komuna e Prizrenit ndau mirënjohje dhe shpërblime. Shpërblime u ndanë për:

1) Kopshtin më të bukur

2) Ballkonin më të bukur

3) Lagjen më të pastër 

4) Rrugën më ekologjike.

Organizata ECD dhe vullnetarët e saj, u shpërblyen me mirënjohje për pjesëmarrje dhe kontribut në aktivitete ekologjike

 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj