Aktivitetet e Vullnetarëve

Gjatë jetës ne kemi nevojë për të tjerët, dhe të tjerët kanë nevojë për ne. Në kuadër të atyre që kanë nevojë për ne, është edhe komuniteti ynë në të cilin jetojmë. Por në të njejtën kohë, ne gjithashtu jemi ata që kemi nevojë të ndihemi kompetent, të kuptojmë që ne jemi të rëndësishëm dhe të vetëdijësohemi që ne kemi hapsirën për të dhënë potencialin tonë në vendin tonë. Një mënyrë për t’i realizuar këto është të jesh VULLNETAR. Të jesh vullnetar do të thotë të bësh një detyrë të caktuar edhe pse ajo nuk është një obligim. Të bësh punë vullnetare nënkupton që ju nuk e bëni atë punë për të fituar një shumë të caktuar të të ardhurave apo një cmim, por ju bëni atë punë për arsye më madhore. Edhe pse këto arsye ndryshojnë shumë nga secili vullnetar në tjetrin, në thelb e tëra ka të bëjë me të qenurit njeri, duke pasur një dozë të lartë të empatisë dhe ndërgjegjësimit.

Nga puna vullnetare nuk është vetëm komuniteti ai që përfiton, por jeni edhe ju që keni bërë punë të ndryshme në mënyrë vullnetare. Nga veprimet dhe përfshirja juaj janë duke përfituar të tjerët, po aq sa edhe ju. Përfitimet nga puna vullnetare janë të shumëfishta dhe afatgjate. Gjatë punës vullnetare ju gjithmonë jeni afër me komunitetin tuaj, jeni aty dhe pjesë aktive e tij. Jeni më afër problemeve aktuale në shoqëri, dhe shumë më afër zgjidhjes së atyre problemeve, duke dhënë kontributin tuaj në një mënyrë të caktuar. Nga puna vullnetare ju arrini ta zgjeroni rrethin tuaj personal dhe profesional. Gjithashtu, me pjesëmarrjën tuaj në aktivitete të ndryshme, ju përforconi dhe mësoni aftësi të reja nga më të ndryshmet, kjo më pas do të e pasurojë CV-në tuaj, dhe do të ju ndihmojë që ju të jeni një kandidat potencial për një pozitë adekuate pune. Përvec tyre, punët e ndryshme të përfunduara do të krijojnë një mundësi për të bërë vlerësimin e shkathtësive tona dhe do të e lehtësojë zhvillimin në karrierë duke e parë vetën se ku jemi më të mirë.

 Përfitimet nga puna vullnetare nuk mund të kufizohen në disa fjali, duke pasur parasysh faktin që të jesh aktiv me punë vullnetare e përmirëson dukshëm disponimin dhe na bënë të ndihemi më të lumtur, ndoshta për vetë faktin që në jemi kontribues të ndryshimeve pozitive që të gjithë mund të përfitojnë. 

Dhuro, nuk varfërohesh

Vullnetarët e ECD-së u janë shumë mirënjohës të gjithë atyre që biletën për filmin “Warriors From The North” e paguan me dhurata për familjet në nevojë. Falenderime për kinemanë LUMBARDHI...

lexo më shumë...

Askush nuk është bërë i varfur duke dhënë - Anne Frank

“Askush nuk është bërë i varfur duke dhënë” Anne Frank
Bashkohu në aktivitetin “Dhuro, nuk varfërohesh!” të organizuar nga vullnetarët e ECD-së për t’i ndihmuar familjet në...

lexo më shumë...

Këndi i vullnetarëve

Gjatë jetës ne kemi nevojë për të tjerët, dhe të tjerët kanë nevojë për ne. Në kuadër të atyre që kanë nevojë për ne, është edhe komuniteti ynë në të cilin jetojmë ...

lexo më shumë...

Libraritë Mobile

Përvec atyre që u përmenden organizata ka filluar një bashkëpunim me komunën e Prizrenit, ku ECD ka nisur një iniciativë në vendosjen e librarive të vogla në qytetin e Prizrenit. Këto librari ...

lexo më shumë...

  
×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj