Aktiviteti i dytë në kuadër të projektit Komuna jonë - Shtëpia jonë
24 tetor 2019
Aktiviteti i dytë në kuadër të projektit “Komuna jonë-Shtëpia jonë”, në shkollat fillore: “Mushnikova”, “Haziz Tola” dhe “Fadil Hisari”, u zhvillua në natyrë.
Pasqyrimi i ambientit të shkollës dhe gjendja e tij se si duket aktualisht ishte tema e vizatimeve të nxënësve. Por, jo të gjithë fëmijët dëshiruan ta paraqesin ambientin të ndotur e me mbeturina, disa prej tyre vizatuan oborrin e shkollës të pastër dhe të mirëmbajtur. Disa prej tyre shtuan se një mjedis i tillë nuk është i bukur as për tu parë e as i mirë për shëndetin e të gjithëve. Dhe se ata do të mundohen të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e mirëmbajtjes e së ambientit tek shokët dhe shoqet e tyre në shkollë por edhe shoqërisë në përgjithësi.
Ky projekt është i financuar nga European Union Kosovo, përmes Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP).
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...