Aktiviteti i dytë me shkollat përfituese

09 mars 2020

Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të projektit “Mjedisi i Pastër – Përgjegjësi e të gjithëve” në shkollat përfituese të këtij projekti.

Fillimisht nxënësit paraqiten dhe komentuan vizatimet që kishin punuar gjatë aktivitetit 1. Secili prej tyre komentoi atë se si atë e shohin mjedisin dhe poashtu përmenden aletrnativat se si të mirëmbahet mjedisi në mënyrë që të jetë  jetueshëm për të gjithë.

Në vazhdim nxënësit e ndarë në grupe kanë punuar axhendën ditore duke renditur të gjitha aktivitetet e tyre prej mëngjesi deri në kohën e gjumit. Gjatë renditjes së akktiviteteve të tyre të zakonshme ditore ata identifikuan edhe mbeturinat të cilat ata gjenerojnë gjatë një aktiviteti të caktuar.

Secili grup ka prezentuar para të tjerëve mbi aktivitetet e tyre të renditura dhe në këtë mënyrë u vetëdijësuan mbi sasinë e mbeturinave që ta gjenerojnë në baza ditore dhe me këtë ata diskutuan mbi mundësit e ndryshme për të pakësuar mbeturina gjatë aktiviteteve të përmendura p.sh. duke ri-përdorur ndonjë gjë.

Një shembull i tillë, është ripërdorimi I shisheve të qelqit. Me kreativitetin e tyre këta nxënës, shishet e qelqit I kishin kthyer në vazo për lule, disa në zbukurime e disa të tjerë si vend për vendosjen e mprehëses së lapsave. Kjo ishte njëra prej mënyrave më të thjeshta për pakësim të mbeturinave, që është ripërodrimi i tyre dhe gjërave të tjera.

 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj