Dita Botërore e Qyteteve të Pastërta

22 shtator 2022

Organizata EYCD përmes aktivitetit të heqjes së njoftimeve dhe heqjes së gjilpërave metalike nga drurët shënon Ditën Botërore të Qyteteve të Pastërta.
Aktiviteti i realizuar në më shum se 20 dru që i përkasin trashëgimisë kulturore të Prizrenit, ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve në drejtim të parandalimit të ndotjes së mjedisit përmes mbrojtjes së natyrës apo sipërfaqeve publike.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në Kanada një dru prodhon mesatarisht rreth 260 kilogram oksigjen çdo vit. Dy drunjë në fazën e pjekurisë mund të sigurojnë oksigjen të mjaftueshëm për një familje prej katër anëtarësh, ndërkaq sipas Fondacionit Arbor, një hektar dru çdo vit konsumon sasinë e dioksidit të karbonit ekuivalent me atë që prodhohet duke e vozitur një makinë mesatare për 26,000 milje prandaj, ne si organizatë kontribuojmë në mbrojtjen e drunjëve dhe njëkohësishtë vlerësojm shëndetin tonë.
Udhëzimi administrativ MMPH Nr.06/2018 për ndëshkime mandatore në Kosovë përshkruan qartë dispozitat ndëshkuese me gjoba mandatore për çdo shkelje nga çdo person fizik apo juridik. Ndër të tjera theksohen ndëshkimet që merr personi nëse hedhë broshura, fletëpalosje jashtë vendeve të përcaktuara nga komuna apo për veprime të tjera si hedhja e çfarëdo lloj mbeturine në rrugë ose në sipërfaqe publike apo në dëmtim të natyrës.

 

Prandaj, ne si OJQ së bashku me vullnetarë përmes iniciativës së largimit të njoftimeve nga drunjët synojmë të informojmë qytetarët për dëmet që shkakton një veprim i till i pamenduar mirë...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj