Edukata dhe e drejta mjedisore

23 dhjetor 2022

Edukata dhe e drejta mjedisore
EYCD në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit ka organizuar sesione informuese rreth Edukatës dhe të Drejtës Mjedisore si dhe ka realizuar vendosjen e komposterëve.
Organizata EYCD vazhdon të angazhohet në ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve, mbrojtjen e mjedisit dhe në përmirësimin e gjendjes së mbeturinave. Asnjë prej nismave përmirësuese apo iniciativave ndërgjegjësuese nuk mund të jetë e suksesshme pa përfshirjen e shoqërisë.
Kësaj radhe pjesë e këtij aktiviteti edukativ ishin nxënësit nga shkollat: “Naim Frashëri” në Vlashnje, "Gani Saramati" dhe “Hysen Rexhepi” në Prizren të cilët vlerësuan dhe mirëpritën këtë iniciativ duke u shprehur të gatshëm të aktivizohen në nismën e ndërmarrë për një mjedis të pastërt dhe të shëndetshëm.
Ky sesion me bazë interaktivitetin ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës dhe reduktimin e depozitimin e duhur të mbeturinave organike, të ndryshojë sjelljen e nxënësve dhe të qytetarëve ndaj mënyrës së trajtimit të mjedisit e mbeturinave dhe të mbrohen resurset natyrore për brezat e ardhshëm.

I jemi mirënjohës ekspertës së të drejtave njerëzore, avokates Znj. Valtida Shukriu nga Zyrja Ligjore Shukriu për mbeshtetjen dhe angazhimin e saj rreth njohjes së të drejtës mjedisore si dhe falenderojmë drejtorët, stafin e mësimdhënësve dhe nxënësit për bashkëpunimin e tyre. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj