Drejtori i gjimnazit “Ruzhdi Berisha”-Dragash, vlerësoi trajnimin e ECD-së
10 tetor 2017
Bashkëpunimi i shkollës së mesmeSh.M. " Ruzhdi Berisha " Dragash me OJQ-në ECD, me seli në Prizren, rezultoi të jetë i suksesshëm në ngritjen dhe përforcimin e njohurive të nxënësve lidhur me parapërgatitjen e së ardhmes së tyre në tregun e punës. Afro 150 nxënës të shkollës sonë nga radhët e komuniteteve shqiptar dhe goran, kanë ndjekur trajnimin mbi Zhvillimin e Karrierës.
Duke u bazuar në përshtypjet e të trajnuarve, marrë parasysh se gjatë trajnimit, inskenimi i intervistës së punës të profileve të ndryshme ishte i qëlluar, pasi që ishte hera e parë për nxënësit të praktikojnë një intervistë pune. Unë si drejtor, jam i bindur që përpos plan programit mësimor, nxënësit duhen vazhdimisht të avancohen në fusha të ndryshme dhe ti rrisin njohuritë e tyre edhe përmes trajnimeve.
Shukri Nebiu - Drejtori i shkollës së mesme Sh.M. “Ruzhdi Berisha”- Dragash
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...