Përshtypjet e drejtoreshës së gjimnazit “Jeta e Re” - Suharekë

11 janar 2018

“Që nga fillimi kur filloi trajnimi i maturantëve në shkollën tonë, e kisha përshtypjen se ishte diçka e mirë për nxënësit tanë. Ditë pas dite kur u mbajt trajnimi kam kontaktuar me nxënësit të cilët ishin të pranishëm në trajnim dhe jam ndarë e kënaqur me përgjigjet e tyre. Ata kanë kaluar shumë bukur si me mentorët ashtu edhe ndërmjet vete. Ata u shprehën se trajnimi ishte i nevojshëm dhe se u ka ndihmuar shumë për zhvillimin e tyre të karrierës.

Mënyra se si ishte pregatitur plani për sqarim gjatë trajnimit ishte në nivelin e duhur që të kuptohej nga të gjithë nxënësit. Përshtypjet e para të mira i morën që nga fillimi i trajnimit saqë me padurim e prisnin ditën tjetër të trajnimit. Për disa nxënës ishte vetëm plotësim i njohurive sepse paraprakisht kishin njohuri, por për disa plotësimi i CV-së Europass, pregatitja e letrës motivuese dhe intervistës së punës, ishin njohuri e re. Koha që nxënësit kanë shpenzuar gjatë trajnimit do të ju shërbej në të ardhmën prandaj edhe largimi nga dy orë mësimore besoj që nuk do të shkaktoj ndonjë problem tek nxënësit dhe profesorët e lëndëve përkatëse.

Nxënësit ishin të kënaqur dhe tani kanë një përvojë të re, kaq mjafton për ne si shkolle! Lumturia dhe suksesi i nxënësve janë edhe lumturia jonë. Përgëzime organizatës suaj që bëri një punë të palodhshme vazhdimisht dhe bëri që nxënësit tanë të kenë edhe me shumë njohuri në vazhdim. Çdo gjë e mirë e cila i takon nxënësve është e mirë se ardhur në shkollën tonë, njeherit siç ishte edhe organizata juaj.”
 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj