Storie suksesi me Ardit Arifin
19 nëntor 2018
Ardit Arifi ishte njëri nga pjesëmarrësit në trajnimet mbi Zhvillimin e Karrierës. Ai ka përfunduar fakultetin si inxhinier i Komunikacionit, dhe një praktikë në sektorin e komunikacionit në Prizren. Me pjesëmarrjen në trajnim, ai theksoi që ishte mjaft i përgatitur për të aplikuar për një pozitë pune, dhe për të i’u përgjigjur kërkesave gjatë aplikimit, deri te fitimi i atij vendi të punës. Pas një kohe është kontaktuar nga organizata jonë dhe është njoftuar për një kompani konsulente në Prizren, duke e marrë parasysh drejtimin e tij dhe përgatitjen profesionale. Ai tani është duke punuar në këtë kompani, dhe thekson që është një mundësi e mirë për avancimin e tij në karrierë.
ECD i uron Arditit shumë suksese, dhe falenderon kompaninë BKConsulting për mundësinë e dhënë të rinjve.
Ky projekt mbeshtetet nga: GIZ
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...