Storie suksesi me Shenoll Culanxhi

26 janar 2018

2. Storie suksesi me Shenoll Culanxhi

Shenoll Culanxhi, i punësuar si anketues në UNDP.

‘‘Unë personalisht kam qenë i lumtur që morra pjesë në këtë lloj trajnimi me temën ‘‘Zhvillimi i Karrierës sepse kishte të bëj me diçka që na nevojitet në vazhdimin e karrierës sonë, sidomos kur bëhet fjalë për përgatitjen për tregun e punës. Duke filluar nga vetja që nga mosha 15 vjeç kam filluar hapat e mi të parë në fushën e aktivizmit si dhe vazhdimisht kam qenë aktivist i shumë organizatave ku dhe kam dhënë kontributin tim. Kam vizituar shumë vende të botës, duke përfshirë disa vende të EU-së dhe vazhdimisht kam gjetur motivimin për të kountribuar në vendin tim, sidomos për komunitetin tim. Pas pjesëmarrjes në trajnimin mbi Zhvillimin e Karrierës, kam aplikuar në shumë vende pune dhe organizata të ndryshme dhe jam shumë i kënaqur me suksesin e arritur sepse shumica e aplikimeve kanë rezultuar me sukses, pasi që kisha njohuritë se cilat informata t‘i përfshij në CV, si ta perpiloj një letër motivuese dhe padyshim se si ta paraqes vetën time në një intervistë pune, informata të cilat i kam përforcuar nga trajnimi në fjale. Sa i përket nivelit të organizimit, gjithçka ishte në nivel të konsiderueshëm, pasi edhe ligjëruesi ishte me përvoje mjaft të lartë të punës që po e bënte. Si organizatë ishin mjaft të përgatitur për çdo detaj.“

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj