Tre trajnime në tri gjuhë të ndryshme të organizuara nga ECD

04 nëntor 2017

Tre trajnime në tri gjuhë të ndryshme të organizuara nga ECD

ECD organizoi tre trajnime mbi zhvillimin e karrierës në tre gjuhë të ndryshme; në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake, dy prej të cilëve u mbajtën në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” me studentë nga drejtime të ndryshme dhe me studentë të komunitetit turk dhe trajnimi tjetër ishte në restaurant “Marashi” me komunitetin boshnjak.

Trajnimi me studentë nga drejtime të ndryshme të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”

“Unë jam Elmaze Elmazi, jam studente e universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Sot isha pjesëmarrëse në trajnimin mbi zhvillimin e karrierës. Gjatë këtij trajnimi mora informata dhe njohuri rreth mënyrës së aplikimit për punësim. Mua më shtoj vëmendje ky trajnim sepse unë si studente pasi që do t’i përfundoj studimet do të inkuadrohem rreth procesit të punësimit. E veçanta e këtij trajnimi ishte mënyra e ligjërimit nga ana e organizatorëve dhe sjellja briliante e tyre. I falenderoj personalisht stafin e ECD-së për organizimin e këtij trajnimi i cili është shumë i nevojshëm dhe mjaft efikas për ne studentët.”


 

Trajnimi me komunitetin turk në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”

Në trajnimin me komunitetin turk, morën pjesë studentët nga Fakulteti i Edukimit, së bashku me të pranishmit dhe në bazë të interesimit të tyre, janë eksperimentuar rregullat mbi përgatitjen CV-së dhe letrës së motivimit. Poashtu u praktikuan edhe mënyrat e mundshme të komunikimit të panelistëve rekrutues me kandidatët në intervistë.

 

Trajnimi me komunitetin boshnjak në restaurant “Marashi” në Prizren

Unë jam Edona Mamuti, jetoj në Prizren. Jam nxënëse e gjimnazit "GjonBuzuku", dhe shumë jam falenderuese që kam pasur rastin të marrë pjesë në trajnimin mbi zhvillimin e karrierës. Mendoj që ky trajnim është i përgaditur mirë dhe është shumë i nevojshëm posaqërisht për neve rininë të cilët jemi pa përvojë. Kam mësuar shumë gjëra që do të më ndihmojnë për aplikimet e mia për punë në të ardhmen.

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj