Krijimi i rrjetit ndërkufitar
për qëndrueshmërinë socio-ekonomike
përmes mbrojtjes së natyrës
Aktiviteti i dytë në kuadër të projektit Komuna jonë - Shtëpia jonë
nga EYCD
24/10/2019

Aktiviteti i dytë në kuadër të projektit ???Komuna jonë-Shtëpia jonë???, në shkollat fillore: ???Mushnikova???, ???Haziz Tola??? dhe ???Fadil Hisari???, u zhvillua në natyrë. 

Pasqyrimi i ambientit të shkollës dhe gjendja e tij se si duket aktualisht ishte tema e vizatimeve të nxënësve. Por, jo të gjithë fëmijët dëshiruan ta paraqesin ambientin të ndotur e me mbeturina, disa prej tyre vizatuan oborrin e shkollës të pastër dhe të mirëmbajtur. Disa prej tyre shtuan se një mjedis i tillë nuk është i bukur as për tu parë e as i mirë për shëndetin e të gjithëve. Dhe se ata do të mundohen të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e mirëmbajtjes e së ambientit tek shokët dhe shoqet e tyre në shkollë por edhe shoqërisë në përgjithësi.

Ky projekt është i financuar nga European Union Kosovo, përmes Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP).