Promocioni
Edi Bushati, mentor i Kosovo Volunteers mbajti sesion informues për vullnetarizmin
nga EYCD
15/02/2019

Edi Bushati, mentor i platformës Kosovo Volunteers, vizitoi ECD-në, ku me ç'rast mbajti sesion informues për vullnetarizmin.

Gjatë diskutimit me vullnetarët e ECD-së ai prezantoi platformën e vullnetarëve të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e punës vullnetare për ndërtimin profesional të të rinjve.

Më tej, ai sqaroi mbi udhëzimin administrativ, i cili specifikon detyrat dhe përgjegjësitë e vullnetarëve dhe organizatës ku ata veprojnë.

Ai poashtu, i përgëzoi vullnetarët e ECD-së për aktivitetet që ata i kishin zhvilluar deri më tani. 

Mentorja e vullnetarëve të ECD-së, Leonita Morina, njoftoi se të gjithë vullnetarët tashmë janë të regjistruar në platformë. 

Bëhu një prej tyre për veten dhe komunitetin!