???Dhuro, nuk varfërohesh???
Vullnetarët e ECD-së u janë shumë mirënjohës të gjithë atyre që biletën për filmin ???Warriors From The North??? e paguan me dhurata për familjet në nevojë. Falenderime për kinemanë LUMBARDHI dhe Dokufest për bashkëpunimin e tyre në realizimin e këtij organizimi bamirës.
E, ju që dhuruat pa pritur asgjë në këmbim, faleminderit nga zemra që ishit pjesë e kësaj iniciative! Në këmbim të dhuratave, ju lutem pranoni urimet më të veçanta nga të gjithë ata që takuam sot. Përqafimet, buzëqeshjet e sinqerta, ca lot gëzimi dhe shumë emocione tjera ishin ato që na përcjellen gjatë ditës së sotme. Dhe që përmes fotografive dëshirojmë t'i transmetojmë tek ju që gëzimi i të tjerve ishte kontribut i juaji!
Menduam që po i bënim të lumtur, por në fund të kësaj dite ndajmë mendjen që ata të lumturit jemi NE!


