5
ECD filloi trajnimin me komunitetin Turk
nga EYCD
04/10/2017

ECD po vazhdon me trajnime mbi zhvillimin e karrierës me studentë të komunitetit turk të fakultetit të edukimit në Universitetin e Prizrenit. Sot, interesimi për këtë trajnim, në të cilin u ligjërua në gjuhën turke ka qenë jashtëzakonisht i madh. Faleminderime të shumta erdhën nga të gjithë pjesëmarrësit për organizatorët e këtij trajnimi, stafi i ECD-së shpreh mirënjohjet për të gjithë të interesuarit të cilët ndoqën trajnimin me shumë vëmendje dhe me një interesim të veçantë lidhur me atë se si zhviillohet një intervistë pune.