Promocioni
ECD lansoi plotësimin e formatit EUROPASS në gjuhën shqipe!
nga EYCD
15/06/2019

Në web-faqen e ECD-së, mund të krijoni llogarinë e juaj dhe të qaseni sa herë që ju keni dëshirë. Në llogarinë e juaj, mund ta plotësoni një CV dhe letër motivuese të formatit Europass, në gjuhën shqipe.

 Ju mund t'i plotësoni të dhënat e juaja që do të ruhen, dhe pastaj mund t'i rifreskoni ato, sa herë që diçka e re ndodh rreth CV-së suaj.

 Të parët që plotësuan këtë format të Eurpoassit ishin vullnetarët e organizatës sonë.

 Për ta plotësuar së bashku, ju mund të vini tek zyra e ECD-së, duke u bashkuar në kampanjën "Open OFFICE"- për të gjithë të interesuarit, çdo ditë pune prej orës 11:00-15:00.

Zyra gjendet në rrugën William Walker p.n, afër Librarisë Pena tek Parku i qytetit.