ECD në bashkëpunim me Qendrë e Kompetencës - Prizren zhvilluan trajnimin e stafit të kësaj qendre me qëllim që njohuritë rreth zhvillimit të karrierës të barten edhe më gjerë.
???Qendra e Kompetencës në Prizren e çmon këtë projekt si të suksesshëm dhe falënderon ECD-në për bashkëpunim. Konsiderojmë se ky trajnim do të jetë një përvojë e mirë për të gjithë stafin pjesëmarrës të shkollës sonë. Ky trajnim, meqenëse ofrohet pa pagesë, do të jetë shumë i dobishëm për të rinjtë që janë pa punë apo edhe që janë duke aplikuar për punë. Suksese!??? ??? u shpreh z. Luan Sopi, Zv/Drejtor për Sigurim të Cilësisë.
Në këtë ???Trajnim për Trajnerë??? morën pjesë 30 ligjërues të Qendrës së Kompetencës - Prizren të cilët u shprehën se me njohuritë e fituara sot do të përmbushin edhe më tej nevojat e studentëve përfitues të kësaj qendre.
Trajnimet vazhdojne, aplikoni edhe ju. http://ecd-group.eu/Sq/Regjistrohu



