5
Trajnim mbi zhvillimin e Karrierës edhe me komunitetin turk
nga EYCD
01/12/2018

Trajnimi mbi Zhvillimin e Karrierës këtë herë u mbajtë me nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë "Luciano Motroni" në Prizren nga radhët e komunitetit turk.

Gjatë trajnimit nxënësit me interaktivitet mësuan rëndësinë e CV-së profesionale dhe përpilimin e duhur të letrës motivuese.

Rëndësi iu dha edhe intervistës së punës si njëra ndër faktorët kryesorë për të arritur deri tek pozita e aplikuar.

Do??ukan Nanovçe: ???Këto gjëra që i mësuam sot në këtë trajnim, ne i kemi ditur pak a shumë. Por tani, ne i kemi mësuar drejt dhe qartë. Këtë trajnim i???u rekomandoj të gjithë të rinjve që kanë nevojë të qasen në tregun e punës.???