Unë jam Leunora Karavidaj,e lindur në Berlin, Gjermani. Bashkë me familjen time, kemi vendosur që të ardhmen tonë ta ndërtojmë këtu në Kosovë dhe jemi kthyer vullnetarisht nga Gjermania.
Tani jam në vitin e fundit të studimeve për Edukim Fillor në Universitetin ???Ukshin Hoti???, dhe pres që të punësohem pasi të kem përfunduar studimet.
Ky trajnim është një ndihmesë e madhe në këtë drejtim pasi që u pasuruam me njohuri të reja për kërkim pune, se si të përgatisim një CV dhe letër motivuese profesionale.
Ju rekomandoj të gjithë atyre që janë ri-atdhesuar në Kosovë që të aplikojnë sepse do të përfitojnë shumë!
Meqë interesimi për pjesëmarrje në trajnim është rritur dukshëm, ECD vazhdon të organizoj trajnime falas në dy lokacione njëkohësisht. Sot trajnimet janë zhvilluar në Universitetin ???Ukshin Hoti??? dhe në sallën e Restorant Marashi. Edhe ju mund të përfitoni duke aplikuar në: http://ecd-group.eu/Sq/Regjistrohu



