5
Trajnimi mbi Zhvillimin e Karrierës në shkollën e mesme profesionale "Abdyl Ramaj" në Shirokë
nga EYCD
08/11/2018

Nxënësit e drejtimit asistent-juridik të shkollës së mesme profesionale "Abdyl Ramaj" në Shirokë ishin ndjekës të trajnimit mbi Zhvillimin e Karrierës.

Fillimisht ata u njoftuan për përmbajtjen e një CV-je profesionale, kryesisht se si duhet ta paraqesin vetëveten në këtë pikë.

Gjatë trajnimit së bashku përpiluan edhe letrën motivuese, në të cilën bashkëpunuan për t'i treguar aftësitë e tyre personale dhe profesionale. 

Në fund të trajnimit, nxënësit improvizuan intervistën e punës, duke mësuar sjelljet e duhura për të fituar një vend të punës.