43
Çka eshte ProfilPASS
nga EYCD
17/01/2024

ProfiliPASS është një mjet i përkrahur nga Agjencia Federale për Punësim në Gjermani, e projektuar për të ndihmuar individët në zbulimin dhe përmirësimin e aftësive, interesave dhe vlerave të tyre në lidhje me karrierën, zgjedhjen e profesionit dhe avancimin personal.

Ky instrument paraqet një lloj pasaporte të kompetencave, duke integruar një proces të ngritjes së vetëdijes në lidhje me aftësitë e fituara përmes eksperiencave informale dhe jofromale, që mund të përmirësojnë dhe plotësojnë kompetencat formale të fituara gjatë rrugëtimit të shkollimit dhe punës.

Në thelb, ProfiliPASS nxit ngritjen e vetëdijes dhe zhvillimin e aftësive personale duke inkurajuar reflektimin dhe analizën e thellë të vetvetes. Përveç kësaj, këshillimet e ofruara janë një mekanizëm përkrahës për rritjen e besimit të personit, ndihmimin në marrjen e vendimeve të pavarura dhe përforcimin e kapaciteteve personale dhe profesionale.

Ky mjet i përkrahur mund të shërbejë si udhëzues i vlefshëm për ata që dëshirojnë të identifikojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e punës dhe edukimit. Potenciali i tij për të kontribuar në rritjen socio-ekonomike të qytetarëve bëhet evident nëpërmjet përmirësimit të përgatitjes dhe përshtatshmërisë së tyre në tregun e punës dhe shoqërinë në përgjithësi.