Libraria mobile
“Lexo me Yjet” në SHFMU “Mustafa Bakiu”
nga EYCD
17/05/2023
OJQ Environment & Youth Capacity Development, ka organizuar një aktivitet interesant me nxënësit e gjimnazit Gjon Buzuku, kushtuar Ditës Botërore të Librit. Dita Botërore e Librit përmes projektit Lexo me yjet është shënuar edhe në gjimnazin Gjon Buzuku, në organizim të Environment & Youth Capacity Development. Koordinatorja e kësaj organizate, Afërdita Shala, tha se maratonës së leximit të cilën jemi duke e realizuar prej kohësh, ia kemi shtuar edhe këtë aktivitet me gjimnazistët, i cili i dedikohet ngritjes së vetëdijes për lexim. Gjimnazistët, e vlerësuan tejet interesante këtë ngjarje kushtuar leximit të librit. Ata thanë gjithashtu se, përkundër dukurisë së rënies së leximit të librit, bashkëmoshatarët shprehin interesim për lexim, gjë që u pa edhe në këtë aktivitet, u shprehen ata. I befasuar këndshëm me masovitetin dhe interesimin e nxënësve për librin gjatë bashkëbisedimit me ata, u nda nga ky takim edhe artisti kosovar, Shkelzen Veseli. Për të gjithë nxënësit të cilët dhanë kontribut në këtë aktivitet, organizatorët ia shpërndarë nga një libër.