Përvec atyre që u përmenden organizata ka filluar një bashkëpunim me
komunën e Prizrenit, ku ECD ka nisur një iniciativë në vendosjen e
librarive të vogla në qytetin e Prizrenit. Këto librari përfshijnë në
vete promovimin e të lexuarit si dhe mundësinë që të gjithë të
kontribojmë për komunitetin në mënyrë vullnetare duke dhuruar libra.
Organizata ka për qëllim nxitjen e të rinjëve për aktivitete vullnetare
pasi beson se secili nga ne duhet të bëj diçka për shoqërinë dhe rrethin
ku jetojmë dhe veprojmë.