EYCD në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit ka organizuar sesione informuese rreth Edukatës dhe të Drejtës Mjedisore si dhe ka realizuar vendosjen e komposterëve.
Organizata EYCD vazhdon të angazhohet në ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve, mbrojtjen e mjedisit dhe në përmirësimin e gjendjes së mbeturinave. Asnjë prej nismave përmirësuese apo iniciativave ndërgjegjësuese nuk mund të jetë e suksesshme pa përfshirjen e shoqërisë.
Kësaj radhe pjesë e këtij aktiviteti edukativ ishin nxënësit nga shkollat: ???Naim Frashëri??? në Vlashnje, "Gani Saramati" dhe ???Hysen Rexhepi??? në Prizren të cilët vlerësuan dhe mirëpritën këtë iniciativ duke u shprehur të gatshëm të aktivizohen në nismën e ndërmarrë për një mjedis të pastërt dhe të shëndetshëm.
Ky sesion me bazë interaktivitetin ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës dhe reduktimin e depozitimin e duhur të mbeturinave organike, të ndryshojë sjelljen e nxënësve dhe të qytetarëve ndaj mënyrës së trajtimit të mjedisit e mbeturinave dhe të mbrohen resurset natyrore për brezat e ardhshëm.

I jemi mirënjohës ekspertës së të drejtave njerëzore, avokates Znj. Valtida Shukriu nga Zyrja Ligjore Shukriu për mbeshtetjen dhe angazhimin e saj rreth njohjes së të drejtës mjedisore si dhe falenderojmë drejtorët, stafin e mësimdhënësve dhe nxënësit për bashkëpunimin e tyre.