5
Drejtori i gjimnazit ???Ruzhdi Berisha???-Dragash, vlerësoi trajnimin e ECD-së
nga EYCD
10/10/2017

Bashkëpunimi i shkollës së mesmeSh.M. " Ruzhdi Berisha " Dragash me OJQ-në ECD, me seli në Prizren, rezultoi të jetë i suksesshëm në ngritjen dhe përforcimin e njohurive të nxënësve lidhur me parapërgatitjen e së ardhmes së tyre në tregun e punës. Afro 150 nxënës të shkollës sonë nga radhët e komuniteteve shqiptar dhe goran, kanë ndjekur trajnimin mbi Zhvillimin e Karrierës.

Duke u bazuar në përshtypjet e të trajnuarve, marrë parasysh se gjatë trajnimit, inskenimi i intervistës së punës të profileve të ndryshme ishte i qëlluar, pasi që ishte hera e parë për nxënësit të praktikojnë një intervistë pune. Unë si drejtor, jam i bindur që përpos plan programit mësimor, nxënësit duhen vazhdimisht të avancohen në fusha të ndryshme dhe ti rrisin njohuritë e tyre edhe përmes trajnimeve.

Shukri Nebiu - Drejtori i shkollës së mesme Sh.M. ???Ruzhdi Berisha???- Dragash