Sot u zhvillua trajnimi i radhës me nxënësit e shkollës së mesme të lartë; "Ruzhdi Berisha"- Dragash. Ata patën mundësinë që të punojnë në punë ekipore gjatë trajnimit. Grupi ECD njoftoi nxënësit më shumë rreth trajnimeve të radhës, përmes prezantimit të projektit dhe shpërndarjes së fletushkave.
Enis Bajrami "Trajnimi i mbajtur sot nga ECD, në bashkëpunim me shkollën e mesme të lartë: "Ruzhdi Berisha"- Dragash, ishte shumë atraktiv dhe më se i nevojshëm për çdo të ri i cili është i interesuar për tu parapërgatitur për tregun e punës. Unë personalisht pata rastin të praktikoj plotësimin e CV-së Europass".
Të gjithë të interesuarit për trajnim, mund të aplikojnë http://ecd-group.eu/Sq/Regjistrohu


