Krijimi i rrjetit ndërkufitar
për qëndrueshmërinë socio-ekonomike
përmes mbrojtjes së natyrës
ECD me vullnetarë, pjesë e aksionit për pastrim të hapsirave publike
nga EYCD
08/08/2019

ECD me vullnetarë, sot i është bashkuar aktivitetit të Komunës së Prizrenit për vetëdijsimin qytetar në mirëmbajtje të hapësirave publike.

Pjesë e aksionit vullnetarë ishin zyrtarë nga Komuna, Policia e Kosovës, organizatat joqeveritare si dhe qytetarë të vullnetit të mirë.

Pastrimit u bë në hapsirat publike që kanë më së shumti vizitorë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi dhe vetëdijsimi i të gjithë qytetarëve se qyteti ynë është shtëpia jonë.

Të gjithë së bashku për Prizrenin tonë të bukur!