Environment and Youth Capacity Development (EYCD) nënshkroi ne Prill 2022 marrëveshjen për licencë me Institutin Gjerman për Arsimin e të Rriturve Qendrën Leibniz për Mësim gjatë gjithë jetës (DIE) dhe Institutin për Kërkime Zhvillimore dhe Strukturore në Universitetin e Hanoverit për të përdorur instrumentin ProfilPASS në territorin e Kosovës në të dyja gjuhët: në gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe.
Sistemi Profil-PASS u zhvillua nga Instituti Gjerman për Arsimin e të Rriturve Qendra Leibniz për Mësimin gjatë Gjithë Jetës (DIE) dhe Instituti për Kërkime Zhvillimore dhe Strukturore në Universitetin e Hanoverit në vitin 2006.
Në periudhën 2017-2019, GIZ financoi përshtatjen e instrumentit të Pasaportës së Kompetencave në Kosovë dhe trajnimin e këshilltarëve nën fondin ORF MMS. Trajnimi dhe adoptimi u kryen me ekspertizën e anëtarëve të SKILLS nga Bosnja.
Nga viti 2023, këshillimet janë realizuar përmes Organizatës Joqeveritare (OJQ) "EYCD", dhe implementimet e tyre u mundësuan me mbështetjen e projektit rajonal "Gjithëpërfshirja Sociale e Grupeve të Cenuara në Ballkanin Perëndimor", i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe i zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.