Tregime reale nga terreni
ProfilPASS rrit rrjetin e tij me këshilltarë të rinj të certifikuar
06/05/2025

? Momente nga certifikimi i këshilltarëve të rinj të ProfilPASS!
Jemi krenarë që rrjeti ynë po zgjerohet dhe tashmë ProfilPASS është i pranishëm në shumicën e komunave të Kosovës. Me këshilltarë të trajnuar, jemi edhe më afër të rinjve dhe qytetarëve që duan të zbulojnë potencialet e tyre dhe të orientojnë rrugëtimin e tyre profesional me vetëbesim.
Ky certifikim u mundësua permes projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social" i cili mbështetur nga GIZ dhe implementohet nga Organizata Joqeveritare "Environment & Youth Capacity Development (EYCD).










