Aktualisht në Kosovë, 32 këshilltarë janë të certifikuar për dhënien e një certifikate që dëshmon aftësitë e individëve të këshilluar. Deri më tani, mbi 300 persona kanë përfituar nga këshillimi në Kosovë. Këshilltarët kanë fituar statusin e certifikuar duke kaluar një trajnim të përbashkët, i cili përfshin module teorike dhe praktike. Ky trajnim është projektuar për t'i përgatitur ata për sfidat e mundshme që mund të përballen gjatë seancave këshilluese. Kjo nxit një ambient të përgatitur dhe të kualifikuar për të ofruar këshillim cilësor dhe mbështetje efektive për ata që kërkojnë ndihmë në identifikimin dhe zhvillimin e tyre kompetencave
Në javën e fundit, miqtë tanë të dashur, Qendresa, Esra, Hasibi, Fatimja, Alberina, Alena dhe Ermali, kanë arritur një triumf të shkëlqyer duke përfunduar me sukses sesionet këshilluese
Jemi të lumtur që fillesat e këshillimeve përmes instrumentit ProfilPASS u realizuan nga Elisa, Erona dhe Kaltrina
Me shumë privilegj këshillimin me instrumentin ProfilPASS e përfunduan Ateri, Shyhreti dhe Melliha të cilat kanë përshtypje të jashtëzakonshme sepse patën mundësinë që ti njohin shkathtësitë e fshehura ne tunelin e tyre te dijes
Përmes instrumentit ProfilPASS, Shyhretja, Majlinda dhe Erleta kanë zbuluar thesaret e fshehura të aftësive të tyre unike. Së bashku, ne shpresojmë të frymëzojmë dhe të ndajmë magjinë e kësaj eksperience dhe me ju të tjerët
Kësaj radhe pjesë e këtij aktiviteti edukativ ishin nxënësit nga shkolla “Hysen Rexhepi” në Prizren të cilët vlerësuan dhe mirëpritën këtë iniciativ duke u shprehur të gatshëm të aktivizohen në nismën e ndërmarrë për një mjedis të pastërt dhe të shëndetshëm.