Sesion informues për të drejtën mjedisore

09 qershor 2023

EYCD në bashkëpunim me Komuna e Prizrenit ka organizuar sesionin informues rreth Edukatës dhe të Drejtës Mjedisore si dhe ka realizuar vendosjen e komposterit.
Organizata EYCD vazhdon të angazhohet në ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve, mbrojtjen e mjedisit dhe në përmirësimin e gjendjes së mbeturinave. Asnjë prej nismave përmirësuese apo iniciativave ndërgjegjësuese nuk mund të jetë e suksesshme pa përfshirjen e shoqërisë.
Kësaj radhe pjesë e këtij aktiviteti edukativ ishin nxënësit nga shkolla "Hysen Rexhepi" në Prizren të cilët vlerësuan dhe mirëpritën këtë iniciativ duke u shprehur të gatshëm të aktivizohen në nismën e ndërmarrë për një mjedis të pastërt dhe të shëndetshëm.
Ky sesion interaktiv ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës dhe reduktimin dhe depozitimin e duhur të mbeturinave organike, të ndryshojë sjelljen e nxënësve dhe të qytetarëve ndaj mënyrës së trajtimit të mjedisit dhe mbeturinave dhe të mbrohen resurset natyrore për brezat e ardhshëm.
I jemi mirënjohës avokates Znj. Valtida Shukriu Zyrja Ligjore Shukriu për mbeshtetjen dhe angazhimin e saj rreth njohjes së të drejtës mjedisore si dhe falenderojmë drejtorin, stafin e mësimdhënësve dhe nxënësit e kësaj shkolle për bashkëpunimin e tyre.

May be an image of 8 people, people sitting, people standing and indoor

 

Prapa

×

??? Formati në Europass;
??? Qasje të përhershme;
??? Të gjitha dokumentet në një vend;
??? Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj