ProfilPASS Kosovë

Sistemi Profil-PASS u zhvillua në vitin 2006 nga Instituti Gjerman për Arsimin e të Rriturve ??? Qendra Leibniz për Mësimin gjatë Gjithë Jetës (DIE) dhe Instituti për Kërkime Zhvillimore dhe Strukturore në Universitetin e Hanoverit.

Ndërmjet viteve 2017 dhe 2019 GIZ financoi përshtatjen e instrumentit të Pasaportës së Kompetencave në Kosovë si dhe trajnimin e këshilltarëve nën fondin ORF MMS. Trajnimi dhe adoptimi u krye me ekspertizën e anëtarëve të SKILLS nga Bosnja.

Aktualisht në Kosovë janë njëzet e katër këshilltarë të certifikuar për ProfilPASS, deri më tani 225 persona kanë përfituar nga këshillimi në Kosovë. Ne po synojmë 400 përfitues në Kosovë në gjuhën shqipe dhe serbe në mënyrë që të përmbushim pritjet tona për 2023/2026.

Si duket këshillimi i ProfilPASS.

Një këshillim zgjat 4 deri në 5 takime një me një, një seancë zgjat 60 deri në 90 minuta, seanca e parë është për të bërë prezantimin dhe njohjen e njëri-tjetrit, këshilltarin dhe personin e këshilluar, në fund vendosin se në cilat fusha do të vazhdojë me seancën e ardhshme.

??do person që fillon me këshillim merr Librin e ProfilPASS i cili ka informacion shumë të dobishëm për hapat se si të saktësohen njohuritë/kompetencat që posedon personi.

??do seancë regjistrohet në bazën e të dhënave që shërben si mjet për këshilltarin për të krijuar certifikatë bazuar në rezultatet e këshillimit.

Këshillimi vazhdon me fushat e veprimit në fushat e mëposhtme, Arsimi, Formimi Profesional, Jeta dhe Praktika e Punës, Ekonomia Familjare dhe Shtëpia, Hobi dhe Interesat, Puna Vullnetare, Angazhimi politik ose social dhe Situata të veçanta jetësore.

Për të përfunduar këshillimin duhet të zgjidhen dhe plotësohen të paktën tre fusha.

Në përfundim të këshillimit janë saktësuar kompetencat tua dhe ato regjistrohen në certifikatën që do të lëshohet, vendosen synime që personi i këshilluar t'i përmbushë brenda tre ose gjashtë muajsh.

Kjo mënyrë këshillimi na mundëson të identifikojmë potencialin e secilit person të këshilluar, çfarë aftësish ka dhe të rekomandohet për punësim të mëtejshëm apo fillimin e biznesit. Për personat që kërkojnë arsim të lartë ne identifikojmë se cilat fusha të arsimit duhet të ndjekin.

Personi i këshilluar ndiqet për një periudhë prej gjashtë deri në nëntë muaj me kontakte të rregullta, duke krijuar rrjete të ngjashme në fushën e interesave të tyre.

??farë është PROFILPASS?

ProfilPASS shërben për të dokumentuar aftësitë dhe kompetencat që fitohen gjatë shkollimit, punës, kryerjes së ndonjë aktiviteti vullnetar, angazhimit në ndonjë hobi ose kryerjes së ndonjë detyre apo detyrimi brenda familjes.

AKTIVITETET MIA - A E DIN ??FAR?? MUND T?? B??SH?

Ky kapitull është pjesa kryesore e këshillimit dhe merret me shtjellimin më të detajuar të disa fushave individuale të veprimit dhe shqyrton detajet e aktiviteteve. Gjatë këtij procesi do të bëhet e qartë se çfarë aftësish ka përdorur personi dhe çfarë aftësish të reja ka zotëruar.

Ky kapitull do të udhëzojë në plotësimin e fushave të mëposhtme të veprimit:

  • Arsimi
  • Formimi Profesional
  • Jeta e punës dhe praktika
  • Ekonomia Shtëpiake dhe Familja
  • Hobi dhe interes
  • Pune vullnetare
  • Angazhimi politik ose social
  • Situata të veçanta jetësore

ProfilPASS përbëhet nga gjashtë kapituj:

  1. Jeta ime: do të sjellë një udhëtim të shkurtër në jetë dhe do të ofrojë ndihmë në rishikimin e veprimeve.
  2. Fushat e mia të veprimit - Shembuj për plotësimin e ProfilPASS: paraqet shembuj aktualë për plotësimin e fushave të caktuara të veprimit;
  3. Fushat e mia të veprimit - Pasaporta ime: nënkupton një përpunim të detajuar të fushave të veprimit, si: arsimi, formimi profesional, praktika e jetës dhe punës, ekonomia shtëpiake dhe familjare, hobi dhe interesa, puna vullnetare, angazhimi politik ose social dhe situata të veçanta të jetës.
  4. Kompetencat e mia - Bilanci: është një bilanc i kompetencave që janë parë dhe zbuluar gjatë përfundimit të kapitullit të tretë. Pyetja kryesore është se si do të lidhet personi me këto të dhëna dhe si do të përdoret për planet e ardhshme të jetës; çfarë kompetencash për të shtuar, cilat aftësi nevojiten për t'u zhvilluar më tej, cilat interesa do të ndiqen dhe cilat dobësi ekzistojnë dhe çfarë do të dëshironi të kapërceni. Ky kapitull jep mundësinë për të vendosur qëllime dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm që do të çojnë në arritjen e atyre qëllimeve;
  5. Qëllimet e mia dhe hapat e mëtejshëm: ku personi ndërgjegjësohet për aftësitë e kompetencës, ku ai/ajo përcakton interesat, synimet dhe hapat e ardhshëm;
  6. ProfilPASS Plus: Ofron udhëzime për përgatitjen e dokumenteve për konkurs dhe përgatitjen për intervista, kompetencat e specifikuara, vërtetimin e certifikatave, mbledhjen e certifikatave dhe dëshmive për angazhimet.

Linqet e faqeve në internet për këshillimin e ProfilPASS:

https://www.profilpass.de/fuer-nutzer-innen/profilpass-system/
https://epale.ec.europa.eu/en/blog/wissen-transferieren-erfahrungen-teilen-voneinander-lernen-vom-deutschen-profilpass-zum-pasos
https://www.profilpass-international.eu/
http://www.eycd.net/Sq/Video/7

Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS

Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit përmes Instrumentit ProfilPASS, duke iu ndihmuar në zhvillimin personal dhe profesional

lexo më shumë...

ProfilPASS në Kosovë

Environment and Youth Capacity Development (EYCD) nënshkroi ne Prill 2022 marrëveshjen për licencë me Institutin Gjerman për Arsimin e të Rriturve - Qendrën Leibniz për Mësim gjatë gjithë jetës...

lexo më shumë...

Çka eshte ProfilPASS

ProfiliPASS është një mjet i përkrahur nga Agjencia Federale për Punësim në Gjermani, e projektuar për të ndihmuar individët në zbulimin dhe përmirësimin e aftësive, interesave dhe vlerave të...

lexo më shumë...

Këshilltarët aktiv

Aktualisht në Kosovë, 32 këshilltarë janë të certifikuar për dhënien e një certifikate që dëshmon aftësitë e individëve të këshilluar. Deri më tani, mbi 300 persona kanë përfituar nga...

lexo më shumë...

Me gëzim dhe krenari, dëshirojm të ndajme një lajm frymëzues!

Në javën e fundit, miqtë tanë të dashur, Qendresa, Esra, Hasibi, Fatimja, Alberina, Alena dhe Ermali, kanë arritur një triumf të shkëlqyer duke përfunduar me sukses sesionet këshilluese

lexo më shumë...

Qytetarë të Dragashit, instrumenti ProfilPASS tani edhe në komunën e Juaj!

Jemi të lumtur që fillesat e këshillimeve përmes instrumentit ProfilPASS u realizuan nga Elisa, Erona dhe Kaltrina

lexo më shumë...

Këshillimin e përfunduan Ateri, Shyhreti dhe Melliha

Me shumë privilegj këshillimin me instrumentin ProfilPASS e përfunduan Ateri, Shyhreti dhe Melliha të cilat kanë përshtypje të jashtëzakonshme sepse patën mundësinë që ti njohin shkathtësitë e...

lexo më shumë...

Shyhretja, Majlinda dhe Erleta certifikohen përmes ProfilPASS

Përmes instrumentit ProfilPASS, Shyhretja, Majlinda dhe Erleta kanë zbuluar thesaret e fshehura të aftësive të tyre unike. Së bashku, ne shpresojmë të frymëzojmë dhe të ndajmë magjinë e kësaj...

lexo më shumë...

×

??? Formati në Europass;
??? Qasje të përhershme;
??? Të gjitha dokumentet në një vend;
??? Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj