Mjedisi i pastër - përgjegjësi e të gjithëve

07 shkurt 2020

Mjedisi ku ne jetojmë ka një rëndësi të veqantë për të gjithë pasiqë ka një ndikim direkt në shëndetin publik. Është përgjegjësi e secilit qytetar që të kontriboj në ruajtjen e mjedisit aty ku ata jetojnë me qëllim të promovimit të një shoqërie të shëndoshë e cila menaxhon ashtu si duhet mbeturinat dhe ruan hapësirat publike.

Edhe pse ofrohet shërbim të grumbullimit të mbeturinave për secilin qytetar, hudhja e mbeturinave pavend mbetet ende si fenomen negativ i cili krijon pamje të shëmtuar të mjedisve dhe qytetit në përgjithësi. 

Fëmijët janë baza e zhvillimit dhe ata janë më të ekspozuar nga veprimet e të rriturve. Ata ndjekin ato veprime të të rriturve duke i praktikuar dhe duke dëmtuar mjedisin. Këto veprime të adaptuara të fëmijëve bëhen norma të pranueshme në shoqëri. 

ECD fillon me aktivitetet e vetëdijësimit publik duke synuar nxënësit e ciklit të ulët të Komunës së Prizrenit me qëllim të ndarjes së informatave për ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit publik. 

Këto aktivitete zhvillohen në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Shkencës dhe me mbështetjen e Agjensionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

 


Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj