ECD me trajnime në tre lokacione të ndryshme

07 tetor 2017

ECD me trajnime në tre lokacione të ndryshme

Me rritjen e të interesuarëve për pjesëmarrje, ECD organizoi trajnime në tre lokacione të ndryshme.

Me studentë të Universitetit të Prizrenit,të cilët ishin me profile të ndryshme studimi dhe me përvoja të veçanta mbi punësimin,  ishte njëri nga trajnimet që u organizua në objektin e Fakultetit Juridik.

“Unë jam Besmire Kabashi, e lindur ne Randobravë. Kam pasur rastin e punësimit sezonal në Gjermani, respektivisht në qytetin e Düsseldorfit - Herongen. Aty kam punuar në një firmë gjermane “Carl Kühne” për gjatë dy muajve. Puna ishte shumë fleksibile për mua, ambienti, pastërtia, rregullat e bënin më të dashur dhe më të këndshme eksperiencen time. Sot gjatë mbajtjes së trajnimit përfitova njohuri shtesë për shkruarjen e CV-së si dhe të gjitha hapat tjerë lidhur me avansimin në karrierë.”

Trajnimi tjetër mbi zhvillimin e karrierës ishte me komunitetet; Rom, Ashkali dhe Egjiptian, i cili u mbajtë në restaurant Andrra-Marash. Trajnimi u ofroi pjesëmarrësëve informacione të përditësuara mbi tregun e punës, duke ju lehtësuar procesin e integrimit në treg.

Po ashtu, në bashkëpunim me Qendrën e Kompetencës-Prizren u organizua trajnimi mbi zhvillimin e karrierës. Pjesëmarrësit në këtë trajnim ishin nxënës të kësaj shkolle dhe shprehën mjaft interesim rreth çështjeve që ndërlidhen me burime njerëzore, meqë një pjesë e tyre janë duke vazhduar edukimin në këto drejtime.

Stafi i ECD-së u është shumë mirënjohës pjesëmarrësëve për vigjilencën e treguar gjatë trajnimeve. 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj